09:08 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Prishtinë përkujtohet armëpushimi i Luftës së Parë Botërore

Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku përvjetorin e 100-të, armëpushimin e datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot në orën 11:45.

Ky kënd ndodhet brenda varrezave krishtere në afërsi të kampit të KFOR, Film City.

Sikurse vitin e kaluar ceremonia do të jetë një rast për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, si dhe të përçojë dëshminë  për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte.