75 Mall Live Search
17:37 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / AR

Në Prishtinë, Prizren dhe Lipjan ende s’ka përfunduar procesi i numërimit të votave

Procesi i numërimit të votave të rregullta është duke vazhduar në Komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Lipjanit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në të gjitha komunat tjera ka përfunduar numërimi i votave.

Prizrenit, nga gjithsej 2382 vendvotime, i kanë mbetur edhe 16 të panumëruara me 11.838 vota, Lipjanit dy me rreth 1.533 vota të panumëruara dhe Prishtina një vendvotim, me 74 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 99,20% të votave.

Përveç tyre, për t’u numëruar kanë mbetur edhe votat nga diaspora.