75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / S Z

Në Prishtinë vazhdon numërimi i votave për deputetë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, proces ky që ka nisur dy ditë më parë.

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në gjithsej 19 qendra komunale.

Procesi i numërimit  të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

Gjithashtu procesi i numërimit  ka filluar sot dhe në Qendrën komunale e numërimit në Ferizaj./Indeksonline/