75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kosova në pritje të ardhjes së mjekëve, nga Italia

Më 6 gusht, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka njoftuar se homologu i saj në Itali, Luigi di Maio, konfirmoi se do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia për ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se janë katër mjekë që do të vijnë nga Italia për ta ndihmuar Kosovën për dy muaj.

Mirëpo, ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë se kur do të udhëtojnë drejt Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar me Ministrinë e Shnëdetësisë, të cilët kanë thënë se janë në pritje të tyre.
“Po presim kur të jenë gati të arrijnë, varet prej tyre”, kanë thënë nga MSH-ja.


Ndryshe, pak ditë ma parë 12 infermierë ë trajnuar nga Forca e Sigurisë e Kosovës kanë arritur në QKUK, që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për pacientë të prekur me virusin COVID-19.


Ata do të qëndrojnë 30 ditë në Klinikën Infektive./IndeksOnline/