75 Mall Live Search
22:55 / E Diele, 19 Janar 2025 / AR

Në pritje të ëmbël, si e zbuloi lajmin e bukur modelja?

Poppy Delevingne modelja e njohur britanike po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj. Ajo është në pritje të fëmijës së parë. Lajmi i bukur është konfirmuar nga burime të afërta me familjen, ndërsa vetë Poppy ka shkruar në rrjetet sociale: “Gjithçka që kam dashur.”

Modelja zbuloi se ishte shtatzënë gjatë “Javës së Modës” në Londër, pasi kuptoi se rrobat e saj po i rrinin më të vogla se zakonisht. Pas kësaj, modelja 38-vjeçare bëri një test shtatzënie ku doli pozitive. Fansat dhe miqtë e kanë uruar me mesazhe dashamirësie në rrjetet sociale. Për shumë prej tyre, kjo është një mundësi për të parë një tjetër anë të Poppy-t – atë të një nëne të përkushtuar.

Ndërsa Poppy Delevingne përgatitet për të mirëpritur këtë ndryshim të madh në jetën e saj, ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë gra e vajza, sç bashku me motrën e saj, Cara Delevingne, duke treguar se çdo etapë e jetës mund të jetë po aq e bukur dhe e rëndësishme sa tjetra.