16:08 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Në pritje të protestës nga VV-ja, Njësia Speciale rrethon Qeverinë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur jashtë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në sheshet e kryeqytetit dhe para këtij objekti janë parë policë të shumtë, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, raporton Indeksonline.

I gjithë ky mobilizim vie pasi për më pak se një orë pritet të fillojë tubimi i paralajmëruar nga shoqëria civile në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë mbi 3 mijë e 500 persona.

“Prova e dytë” për protesta është mohuar të jetë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës në orët e vona mori vendim që të lejohen tubimet, teksa duhet përkujtuar që edhe disa ditë më parë në sheshet e Prishtinës u organizuan ‘prova për protesta, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve’./Indeksonline/