Në pritje të vizave, shumë kosovarë sot përsëri tek Ambasada e Gjermanisë
Numër i madh i njerëzve kanë pritur sot tek objekti i Ambasadës së Gjermanisë, disa prej tyre për të aplikuar për viza, e disa të tjerë për të pritur përgjigje.
Ky numër i madh i qytetarëve të cilët presin tek Ambasada e Gjermanisë është thuajse i rregullt. Pra shumë banorë të Kosovë kërkojnë forma të ndryshme për t’u pajisur me viza dhe për të ikur nga Kosova.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi të cilat janë bërë sot nga kjo pritje e qytetarë, e që padyshim është mjaft e mundimshme.

E për një jetë të mirë po largohen e dhe shumë të rinj nga Kosova , më së shumti të dëshpëruar nga papunësia, nga politika dhe mënyra se si udhëhiqet shteti.
Madje lidhur me këtë është deklaruar sot edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se politika dhe vetë ai kanë faj për ikjet e qytetarëve./Indeksonline/
