75 Mall Live Search
17:55 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / Z S

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg

Gjatë ditës së sotme policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.G. mashkull nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, i KPRK-së.

I arrestuari R.G. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.