12:38 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Në Prokurorinë e Pejës janë ngritur 20 aktakuza për veteranët e rrejshëm

Prokuroria e Pejës ka mbajtur konferencë për media lidhur me aktakuzat për veteranët e rrejshëm.

Prokurorja Lumturie Vuqetaj ka bërë të ditur se nga Prokuroria e Pejës janë ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave.

Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 aplikacione.

Vuqetaj ka thënë se deri më tani njëri nga personat kryesor që dyshohet se kishte falsifikuar certifikatat gjendet në arrati dhe sipas informatave të prokurorisë nuk gjendet në Kosovë.