75 Mall Live Search
08:42 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Në protestën e Kongresit ishte edhe rokeri i famshëm, mbrëmë është arrestuar

Anëtari i rok-grupit të famshëm amerikan “Iced Earth”, Jon Schafer, është arrestuar mbrëmë pasi që është evidentuar si një nga protestuesit para Kongresit amerikan javën e kaluar.

Nga kamerat dhe verifikimet e FBI-së rezulton se Schafferi ishte pjesë e protestuesve, madje njëri nga më të dhunshmit.

Rokeri i njohur përballet me gjashtë akuza, përfshirë aktet e dhunës fizike, hyrjen e dhunshme në Kongres dhe sjelljen e çrregullt në një ndërtesë të kryeqytetit./Indeksonline/