Në protestën e serbëve në Veri po merr pjesë edhe një ministër i Qeverisë së Kosovës!

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, është duke marr pjesë në protestën e organizuar nga serbët e veriut për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.
Rakiq është parë edhe me deputetë të tjerë të Listës Serbe, teksa protestuesit në parullat e tyre mbanin thirrje kundër kreut të qeverisë, Albin Kurti.
