75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në protestën e Vetëvendosjes është flamuri i Zvicrës, por s’ka asnjë flamur të Kosovës!

Ka filluar tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tubimi i sotëm po bëhet për 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe po marrin pjesë simatizantë të shumtë të kësaj partie, shkruan Indeksonline.

Por ajo që vërehet është mungesa e flamujve të Kosovës, e prania e atij zviceran.

Qytetarët po mbajnë në duar flamuj të shumtë të Shqipërisë, por jo të shtetit të tyre.

Në këtë tubim po mbajnë fjalime Liburn Aliu, Boiken Abazi, Saranda Bogujevci, Aulona Bytyqi./Indeksonline/