75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / L K

“Ne provuam gjithçka”, skuadra e Champions League ndahet me trajnerin, 14 ndeshje pa fitore

Pas 14 ndeshjeve pa fitore radhazi, Urs Fischer do të largohet nga posti i trajnerit të Union Berlinit. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Bundesligës të mërkurën.

Ndeshja e 14-të pa fitore radhazi ishte e tepërt për klubin dhe trajnerin, andaj vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin.

“Ne provuam gjithçka, skuadra bëri shumë përpjekje, luftoi kundër kësaj spirale negative me një vullnet të hekurt, fatkeqësisht nuk dha rezultat”, tha 57-vjeçari.

Trajneri i U19, Marco Grote, tani po merr përkohësisht detyrën. Fischer dikur mori përsipër Unionin në Bundesligën e dytë dhe i udhëhoqi ata drejt Bundesligës.

Madje sezonin e kaluar Union arriti kualifikim historik në Champions League, duke qenë ende pjesë e grupit./Indeksonline/