Në pushim nga ndeshjet kampionale, gjyqtarët e Superligës bëjnë teste fizike

Gjatë këtyre ditëve po zhvillohen ndeshjet miqësore të shteteve nëpër botë, kurse ligat kryesore janë në pushim.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një video ka treguar se gjyqtarët e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë kanë mbajtur një test fizik, shkruan Indeksonline
“Nën monitorimin dhe vlerësimin e Komisionit të Gjyqtarëve të Kosovës, ata rezultuan që janë të përgatitur për fazën finale të kampionatit në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë”, shkruhet në postimin e FFK-së.
Kujtojmë që kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rikthimin e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë./Indeksonline/