16:27 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në pushime së bashku? Kapen “mat” Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Pasi prej një kohe të gjatë janë përfolur në mediat rozë si çift, Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë munduar të fshihen së fundmi duke mohuar çdo gjë dhe duke qëndruar në qetësi.

Ishte deklarata e fundit e Kiarës e cila mohoi të ketë qenë ndonjëherë e lidhur me një person publik.

Por Instagrami i dyshes nuk thotë të njëjtën gjë sot.

Si Kiara ashtu edhe Butrinti kanë ndarë video në InstaStory në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.

Por, ndoshta është rastësi e gjithë kjo, mbetet të shihet.