19:44 / E Premte, 18 Gusht 2023 / MSH

Në qendër të Prishtinës vjen një hotel fantastik

Në mbrëmjen e 17 gushtit, në një ceremoni madhështore, në praninë e Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama, Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe në praninë qindra mysafirëve tjerë nga sfera të ndryshme, hapi dyert Derand Hotel, hoteli me arkitekturë moderne, me lokacion në qendër të Prishtinës.

Kryetari Rama dhe Ministrja Hajdari uruan hapjen e Derand Hotel duke theksuar se investime sikur ky i shtojnë vlerë kryeqytetit, e bëjnë atë më atraktiv për vizitorë e turistë që janë gjithmonë në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë.

Derand Hotel me lokacion në Rr. Tirana, pak metra larg shtatorës së Presidentit Bill Clinton, me qasje të shpejt në të gjitha rrugët e kryeqytetit por edhe rrugët që të shpien në Aeroport e rrugët tjera magjistrale, ka në dispozicion gjithsej 78 dhoma, të shtrira në 7 kate.

Klientët kanë mundësi të zgjedhin dhomat si Superior Room, Deluxe Room, Premium Room, Junor Suite apo Premium Suite, të gjitha të disejnuara me arkitekturë moderne, duke ofruar edhe një pamje të veçantë të Prishtinës, nga një kënd i pa parë më herët.

Nga Derand Hotel deklaruan se për momentin shërbimet që hoteli ofron janë fjetja me mëngjes, ndërsa në një të ardhme shumë të afërt pritet të funksionalizohen edhe dhomat e konferencave. Gjithashtu hotelit pritet t’i shtohet edhe senzacioni i kryeqytetit, Rooftop asian fusion dhe në këtë formë, Hotel Derand bëhet padyshim destinacioni më atraktiv për vizitorët dhe turistët e kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Nga sot, Derand Hotel është gati për të pritur mysafirët e parë, dhe siç thotë moto e tyre ‘Your second home’, Derand Hotel është gati që të jetë shtëpi e dytë për të gjithë mysafirët.

Për më shumë informacione:

Facebook: Derand Hotel

Instagram: Derand Hotel