Vetëvaret një person në Qendrën e paraburgimit, në Pejë
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën Paraburgimit në Pejë, sot në mëngjes, gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ,, i cili ndodhej në dhomë bashkë tre persona të tjerë.
I paraburgosuri ishte në mbajtje nga 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e paraburgimit, në Pejë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.