75 Mall Live Search
13:32 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të dënuarit po rinovojnë sallën e vizitave familjare

Në kuadër të aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë të dënuarit po  rinovojnë sallën e vizitave familjare.

E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese – Dubravë, ndërsa në aspektin profesional është duke u  mbikëqyrur nga  Divizioni i inxhinieringut të SHKK-së.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend të dënuarit nuk i kanë ndërprerë aktivitetet e tyre të përditshme, ndaj falë punës së tyre,  dhoma e vizitave familjare po  merr pamje tjetër.

Përmes aktiviteteve të tilla, SHKK-ja synon të ndikojë në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.

Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete të tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës.