16:23 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Në qendrën për të moshuar në Prishtinë, çaji do të shërbehet me biskota

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se tani në qendrën e të moshuarve çajo do të shërbehet me biskota, shkruan IndeksOnline.

Shpend Ahmeti premtoi se së shpejti do të fillojnë edhe me shujtën e mëngjesit, falas për të moshuarit.

“Tash e tutje, çaji në Qendrat Kulturore dhe Sociale për të Moshuarit në Prishtinë do të shërbehet me biskota të ndryshme.

Kjo, si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale me Kompaninë Buçaj.

Së shpejti do të fillojmë edhe me shujtën e mëngjesit.

Urime!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/