19:53 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Në QKUK apo në burg, ku do ta kalojë sonte natën Agim Ademi?

Kreu i FFK-së Agim Ademi vazhdon të qëndrojë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Drejtori i Qendrës Emergjente Naser Syla ka konfirmuar për “Indeksonline” se Ademi tashmë nga Emergjenca është transferuar në Kirurgjinë Torakale, ku do të jetë 24 orë nën mbikëqyrje të mjekëve.

 Ndërsa thotë se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Agim Ademi tashmë është transferuar në Kirurgjinë Torakale dhe se është 24 orë në observim. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha Syla./Indeksonline/