12:06 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po kryhen operacionet jo emergjente dhe po funksionojnë ambulancat specialistike

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se përkundër numrit të shtuar së rasteve me Covid-19 në ditë e fundit, puna ka vazhduar në  ambulancat specialistike, sallat e operacionit, shërbimet diagnostike dhe rastet tjera jo emergjente, në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Në javën që lamë pas, janë kryer numër i konsiderueshëm i vizitave  mjekësore në ambulancat  specialistike të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Poashtu, ka vazhduar  realizimi i programit të operacioneve jo emergjente, ndonëse në numër më të reduktuar.

ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatim të rekomandimeve që dalin nga Manuali për mbrojtjen dhe parandalimin e infeksionit me Covid-19 dhe rekomandimeve  nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët që kanë  nevojë për shërbime mjekësore në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme që të zbatojnë rregullat e parapara në Manual dhe rekomandimet e IKSHPK-së,  duke u pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën fizike.