09:53 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / LB

Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë, fëmija 5-vjeçar ishte i diagnostikuar me veshkë jofunksionale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është realizuar me sukses një intervenim i rrallë.

Sipas ShSKUK-së, në këtë klinikë për herë të parë, me datë 20.12.2023 është realizuar Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Intervenimi bëhet e ditur se është realizuar tek një fëmijë i moshës 5-vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jofunksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.