75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Në QKUK mjekët ia heqin një pacienti një tumor me përmasa të mëdha

Në Repartin e Endoskopisë Kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët ia kanë hequr një pacienti një tumor me përmasa të mëdha, i shfaqur në zorrën e trashë.

Intervenimi është bërë me endoskop, pa hapje kirurgjike.

Për shkak të mundësisë së komplikimeve, atë nuk ka pranuar ta operonte asnjëri nga spitalet private.

Sipas mjekëve, pacienti është liruar në shtëpi tri ditë pas operimit, me një gjendje stabile shëndetësore.