75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Në QKUK një person sulmon një tjetër, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në mes të ditës së djeshme, më saktësisht në ora 12:30 një person kishte sulmuar një tjetër me mjete të forta, veprim pas të cilit është arrestuar.

Ndërsa më pas me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“  QKUK-Prishtinë, 05.08.2021 12:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjete te forta viktimën mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.