13:17 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në QKUK vdes një grua pas lindjes

Një grua e cila kishte kryer një lindje në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur sot në orvt e hershme të mëngjesit në QKUK në Prishtinë, pasi gjendja e saj ishte komplikuar rëndë.

Sipas burimeve të KALLXO.com ajo dyshohet se ka pasur të ashtuquajturën rupturë të mitrës.

Pacientja ishte sjellë në QKUK por ka vdekur vetëm disa minuta pasi që ka arritur në spital.

“Zyra për informim në QKUK ju konfirmon se të dielën në ora 1.40 të mëngjesit, në mjekimin intensiv QKUK është pranuar një grua nga Peja. Përkundër masave reanimatore nga mjekët dhe stafi i intensives qendrore, si pasojë e gjendjes tejet të rëndë, gruaja nuk ka arritur të mbijetojë”, thotë QKUK.

Sipas burimeve, mjekësia ligjore ka filluar sot obduksionin ndërsa pjesë e të cilit do të jetë edhe mitra e cila do të sillet nga spitali i Pejës.