75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / k.v

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe atyre për persona me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe ai i personave me nevoja të veçanta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka deklaruar se synimi është që ky proces të përfundojë brenda ditës së sotme.

“Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, ka thënë Elezi për IndeksOnline.

Pas përfundimit të këtij numërimi, pritet që KQZ-ja të vazhdojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve./IndeksOnline/