75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / SH

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ-ja në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të së enjtes, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.

Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme.