75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 16 Janar 2026 / Z S

Në QNR rinumërohen 237 nga 914 vendvotimet, prin VV-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas rezultateve të deritashme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 34,361 Vota. Pas VV-së, rënditet PDK-ja me 14,820 Vota.

Pas PDK-së në vendin e tretë rënditet, LDK-ja me 8,696 Vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rënditet në pozitën e katërt me 4,105 vota.