21:02 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në QNR vazhdon numërimi i votave nga Diaspora, pritet të përfundon në mesnatë

 Është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Diaspora.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u angazhuar vazhdimisht që ky proces i numërimit të arrijë të përfundojë brenda pak orëve.

Deri më tani janë numëruar mbi 10 mijë vota, apo më shumë se 70% e votave të ardhura për partitë politike nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit, raporton Indeksonline.

Nga rezultatet e mëhershme doli që Vetëvendosje mori 4 mijë e 905 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 680 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1 mijë e 612 vota, koalicioni Nisma –AKR ka 604 vota si dhe koalicioni AAK-PSD morën 477 vota.

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe të votave nga personat me aftësi të kufizuara./Indeksonline/