Në qytetin e kupave, nis ndërtimi i një palestre sportive

Suhareka ka vite që e ka marr epitetin si qyteti i kupave në sport. Sukseset e Ballkanit dhe të Golden Eagle Yllit në dy sportet kryesore e kanë kthyer vëmenden sportive në këtë qytet.
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e një palestre tjetër sportive.
Në fshatin Sopijë, kryetari i komunës Bali Muharremaj ka vënë gurthemelin e punimeve.
“Sot filluan punimet për ndërtimin e Palestrës Sportive në Fshatin Sopijë.
Angazhimi ynë nuk do të ndalet asnjëherë në shërbim të qytetarëve” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/