Në rajonin e Ferizajit brenda javës shqiptohet mbi 1000 gjoba e regjistrohen 29 aksidente

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 03 – 09.03.2025, janë shqiptuar 1,455 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 10 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 15 persona si dhe 17 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Indeksonline/