18:31 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

Në raportimin e guvernatorit, deputetja Statovci përmend shtyerjen e pagesave të këstit të kredive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë Fehmi Mehmeti, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, pjesën e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020 që ndërlidhet me BQK-në.

Anëtarja e Komisionit për Buxhet, Punë e Transfere, Jeta Statovci ka përmendur masën për shtyerjen e pagesave të kredive.

“Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka raportuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020.

Në këtë takim kam përmendur masën mbi shtyrjen e pagesave të këstit të kredive, politikë me qëllim lehtësimi të barres ekonomike në fillimet e përballjes me pandeminë. Kjo u shoqërua dhe me një varg ankesash të dorëzuara në BQK, lidhur dhe me shqetësime për aplikimin e pagesave/kamatave shtësë pas shtyrjes së kestit.

Guvernatori konfirmoi se nga të gjeturat e tyre, nuk ka pasur aplikime të interesit ndëshkues apo efekte në rating nga institucionet përkatëse” shkruan deputetja në njoftim./Indeksonline/