Në rast se humb nga Chelsea, Ruben Amorim rreziokn shkarkimin nga Manchester, portugezi tregon a ka presion

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premierligë, ku në katër ndeshje kanë një fitore, një barazim dhe dy humbje.
Të shtunen, ”Djajtë e kuq” përballen me Chelsean, ndeshje e cila mund të jetë vendimtare për trajnerin Ruben Amorim, i cili rrezikon shkarkimin nëse nuk arrin fitore, shkruan IndeksOnline.
Tekniku portugez para derbit u pyet nga gazetarët për presionin që ka dhe shkarkimin e tij të mundshëm.
“Dhe ky është futbolli dhe ky është ndoshta klubi me presionin më të madh në botë. Ne duam të fitojmë. Dhe përsëri, mund të thuash çfarë të duash.
Mendoj se vitin e kaluar isha shumë kritik ndaj mënyrës se si luajtëm. Mendoj se po luajmë mirë deri në zonën e sulmit – duke u mbrojtur dhe duke sulmuar. Duhet të jemi më agresivë në zonë dhe më klinikë.
Për pjesën tjetër, mendoj se po përmirësohemi. Dhe krahasuar me vitin e kaluar, jemi në një vend më të mirë. Por duhet të fitojmë dhe humbëm kundër Arsenalit dhe Cityt. Këtu humbja, në fillim, veçanërisht pas sezonit të kaluar, është problem.”, ka deklaruar Amorim./IndeksOnline/