75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / Z S

Në raste të ndara, dy persona në Prishtinë kapen me sasi narkotikësh

Në Prishtinë janë raportuar dy raste kur persona të caktuar kanë konsomuar narkotikë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dashmir Krasniqi”, ku një person është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Dashmir Krasniqi, Prishtinë/03.11.2024-03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe është konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Cagllavicë ku Policia e Kosovës ka arrestuar një përson.

Edhe në rasti e dytë i arrestuar është liruar në procedurë të rregulltë.

“Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / 03.11.2024-21:00.  Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 7.38 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.”/Indeksonline/