17:43 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Repartin e Onkologjisë mungojnë medikamentet për trajtimin e kancerit

Një paciente e cila është duke u trajtuar nga kanceri është ankuar se në Repartin e Onkologjisë janë duke munguar disa medikamente që përdoren për trajtimin e kancerit.

Zoladek dhe Anastrazol janë medikamentet të cilat do të mungojnë në Repartin e Onkologjisë deri më 30 maj.

Drejtori i Repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë për kallxo.com se me këto medikamente do të furnizohen edhe 5 ditë.

“Anastrazol dhe Zoladek vijnë me 30 maj sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë  ai.

Anastrazol është medikament i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit kurse Zoladeku përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.