75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd nanë Shqipëri”, Sabri Fejzullahu hap dyert e shtëpisë për një familje shqiptare

Sabri Fezullahu u është bashkuar artistëve të cilët kanë hapur dyert e shtëpive për atë që i mbijetuan tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së martës.

Këngëtari i mirënjohur përmes një postimi emocional ka treguar se ai e lëshojë shtëpinë e tij për një familje 5- anëtarëshe, shkruan Indeksonline.

“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd nanë Shqipëri. Me zemër jua lëshoj shtëpinë time një familjeje 5- anëtarëshe, vëllezërve e motrave të gjakut tim” ka shkruar këngëtari Sabri Fejzullahu.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës në forma të ndryshme kanë treguar solidaritet të madh për vëllezërit dhe motrat shqiptarë./Indeksonline/