20:44 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Në rritje numri i grave shtatëzëna që konsmojnë marihuanë

Është në rritje numri i grave që po përdorin marihuanë para se të mbeten shtatzënë, si dhe në fillim të shtatëzanisë, sipas një studimi të ri, të botuar të premten në revistën JAMA Network Open.

Të dhënat treguan se numri i grave që raportuan përdorimin e marihuanës gjatë vitit, para shtatzënisë u rrit nga 6.8% në vitin 2009 në 12.5% në vitin 2017.

“Asnjë sasi e përdorimit të marihuanës nuk është treguar e sigurt gjatë shtatzënisë”, tha Kelly Young-Wolff.

Studimi nuk tregoi përse gratë kishin përdorur atë, ndonëse ka pasur dëshmi anekdotike që disa gra mund t’i drejtohen marihuanës për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe të përzierjes që shoqërohet me sëmundjen në mëngjes.

Young-Wolff tha për NBC NeWs se përdorimi më i shpeshtë gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me rreziqe më të rënda shëndetësore për foshnjat. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve e dekurajon fuqishëm përdorimin e marihuanës nga gratë shtatzëna për shkak të shqetësimeve se do të ndikojë në zhvillimin neurologjik të fetusit./Indeksonline/