23:56 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Në rrjetet sociale shpërthejnë shakatë me shtatoren e Skënderbeut në Prizren!

Komuna e Prizrenit sot skandalizoi me rastin e ngritjes së një shtatoreje të heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Shtatorja u vendos në qytetin e Prizrenit po më 28-Nëntor, Ditën e Flamurit. Mirëpo reagimet e njerëzve ishin të shpejta, pasiqë objekti i punuar nuk duket sikurse Skënderbeu.

Si rezultat, me këtë shtatore kanë nisur edhe talljet nëpër rrjete sociale.