75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Rusi 117 të vdekur dhe 10 mijë të infektuar me COVID 19

Rusia është një nga vendet që ka pasur një shpërthim të virusit, ku gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar mbi 10.888 mijë raste të reja infeksione, duke e çuar kështu shifrën në total mbi 1 milionë, ndërkohë kanë ndërruar jetë 117 persona dhe numri në total ka shkuar 21.475 njerëz.

Lajmi i mirë është se në total janë shëruar 982,324 persona, ndërsa gjatë orëve të fundit 3,181 të tjerë.

Sipas mediave të huaja një shpërthim kaq i lartë i rasteve nuk është shënuar që prej muajit maj. Rritja relative është në 0.9%.

Në Moskë janë shënuar 3,537 raste të reja krahasuar me 3,327 një ditë më parë. Në Shën Petersburg, u regjistruan 407 raste, shifra më e lartë që prej datës 21 maj.