09:16 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Rusi do të ketë gjyqtar anglez, Atkinson niset me biçikletë (Foto)

Martin Atkinson do ta sigurojë të paktën një arbitër britanik në Kupën e Botës.

Gjyqtari i njohur nga Premierliga është pjesë e grupit Whistle Stop Tour, të cilët do të nisen për në Rusi me biçikletë në shenj bamirsie, shkruan IndeksOnline.

Grupi i njohur parashikon që të mbërrij në Rusi në ndeshjen përfudnimtare të grupeve ndaj Belgjikës më 28 qershor.

Përveç, Atkinsonit në këtë udhëtim 18 ditor do të jetë edhe Jon Moss, tjetër gjyqtar nga Anglia – të cilët do të kalojnë nëpër Francë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni dhe në Rusi.

“Do të jetë një sfidë e madhe, por unë mendoj se do ta shijojmë. Në vitin 2016 në 29 ndeshje të Premierligës kam arritur të vrapoj 1000 milje (1609 km)”, ka thënë Atkinson.

Për herë të parë që nga viti 1938 në Kupën e Botës nuk do të referoj një gjyqtar nga Anglia. Edhe pse një qytetar (refer) i Zelandës së Re, Simon Lount ka jetuar për 23 vite në Leicester dhe do të jetë pjesë e këtij kompeticioni.

“Është keq që nuk kemi asnjë gjyqtar atje, por kjo nuk ka të bëjë fare me aftësinë”, shtoi Atkinson.

Kujtojmë që Kupa e Botës nis nga dita e enjte (14 qershori), me ndeshjen Rusi – Arabia Saudite./IndeksOnline/