75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 07 Korrik 2026 / MSH1

Në Samitin e NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak

Turqia ka tërhequr vëmendjen në Samitin e NATO-s, duke prezantuar dronin e saj më të ri luftarak, “Molla e Kuqe” (Kızılelma).

Mjeti ajror pa pilot është projektuar për të kryer misione sulmuese ajër-ajër dhe ajër-tokë, duke përfaqësuar një nga projektet më të avancuara të industrisë turke të mbrojtjes.

Ekspozimi i tij në samit vlerësohet si një demonstrim i aftësive teknologjike dhe ambicieve të Ankarasë për të forcuar rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit ushtarak.