Në sauna me kokore, ja si përgatitet shoferi i F1 për garën e Singaporit
Botërori i Formula 1 do të rikthehet javën e ardhshme me garën e Çmimit të Madh të Singaporit, një nga garat më të vështira të kampionatit.
Kjo për faktin se lagështia gjatë garës arrin deri në 90%, duke vënë shoferët në vështirësi të mëdha.Për këtë arsye, shoferi meksikan Sergio Perez (garon me Racing Point) ka vendosur ta përgatisë këtë garë në një mënyrë të veçantë.
Ai ka postuar një video duke u stërvitur në sauna, me temperaturën 50 gradë celcius, me kokore në kokë. Kjo bëhet për t’u ambientuar me kushtet atmosferike të garës së Singaporit.