11:43 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në Serbi diskutohet për Kosovën, fillon seanca e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Serbi dhe sipas raportimeve të fundit seanca ka për temë situatën në rajon me theks të veçantë, Bosnje dhe Hercegovinën, diskutime në lidhje me Kosovën si dhe çështjen e riorganizimit të forcave serbe të sigurisë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu diskutohet se kryesorja e kësaj thirrje është deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnje – Hecergovinës, Bakir Izetbegovic, ku paralajmëroi mundësinë që shteti i tij të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kjo ka shokuar Serbinë.

Në seancë ishin pjesëmarrës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sekretari i këtij Këshilli, Nebojsha Stefanoviq, Drejtori i BIA-s, Bratislav Gasiq, Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjurqi, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit serb./Indeksonline/