07:58 / E Martë, 12 Tetor 2021 / AR

Në seritë e reja, Superman-i është biseksual!

Superman-i i kreu gjithë detyrat e tij! E shpëtoi botën më shumë se një herë, vdiq dhe u kthye sërish në jetë dhe gjatë rrugës u përball me qindra probleme të tjera të botës sonë. 

Tani është koha që njerëzimi t’i kthejë sytë nga ai sepse në seritë e reja, superheroi vjen si biseksual! Kjo është hera e parë që një karakter si Superman që është i njohur prej më shumë se 80 vitesh, shfaqet ndryshe nga DC Universe në seritë e reja të “Superman: Son of Kal-El”. 

Në seritë e reja, Superman-i është biseksual!

Në fakt bëhet fjalë për superheroin e ri, Jon Kent, djalin e Cark Kent dhe Lane i cili ka zbuluar se është biseksual pas tërheqjes që ndjen se ka me Jay Nakamura, një reporter, me të cilin shkëmben edhe puthje në buzë.

Jon Kent do të jetë Superman-i më i ri i Tokës dhe detyrat që e presin janë goxha të rënda. Fillimisht, Nakamura shfaqet si shpatulla e ngrohtë ku Kent mund të mbështetet kur gjërat vështirësohen, por pastaj Superman-i ndjen se është i dashuruar me gazetarin.

Sipas skenaristit, evoluimi i Superman-it të ri është i tillë që në fund të ditës, ruan vlerat që karakteri ka përfaqësuar gjithmonë: shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë. 

Sezoni i ri i “Superman: Son of Kal-El” pritet të shfaqet më 9 nëntor.