18:37 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Në SHBA ekziston një linjë telefonike ku njerëzit mund të bërtasin dhe të çlirojnë energjitë negative

Në SHBA është krijuar një linjë telefonike për të njerëzit në mënyrë që të mund të bërtasin në mënyrë që të çlirojnë energitë negative që mund të kenë. CNN shkruan se kjo linjë telefonike e quajtur Just Scream (Vetëm bërtisni) është krijuar nga një mësues, që jep mësim në një shkollë fillore, me emrin Chris Gollmar.

Kjo linjë telefonike ka për synim që të zvogëlojë tensionet te njerëzit që po e kalojnë keq këtë periudhë. E vetmja gjë që personat duhet të bëjnë është që të telefonojnë në numrin e caktuar dhe të bërtasin sa të shumë që të duan.

“Doja të gjeja një nxitje që njerëzit do t’i përgjigjeshin dhe ulëritja dukej se ishte një përshtatje e mirë! “Pse duhet të të telefonoj? Për të bërtitur! Ju mund të jeni të pakënaqur, të tmerruar, të frustruar ose të ngazëllyer. Të gjitha këto janë arsye krejtësisht të mira për të thirrur dhe regjistruar veten duke ulëritur”, tha Gollmar.

Pasi njerëzit të telefonojnë, thirrjet e tyre regjistrohen dhe vendosen në faqen e internetit të krijuar nga Gollmar. Ndërkohë që numrat personal të telefonit nuk ruhen dhe të gjitha thirrjet shkojnë në një aparat telefonik dhe kjo e bën atë të sigurtë.