75 Mall Live Search
19:13 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në shekullin e ri, Liverpool është i vetmi klub anglez që e ka fituar Superkupën e Evropës

120 minuta nuk ishin të mjaftueshëm për ta caktuar fituesin ndërmjet Liverpool dhe Chelsea dhe u nevojitën penalltitë si opsioni i fundit, ku Liverpool ishin më të saktë duke fituar 5:4.

Ndeshja përfundoi 2:2, ku të dyja ekipet e patën epërsinë por nuk arritën ta ruanin.

Kështu, Liverpool fitoi trofeun e parë për sezonin e ri dhe kupën e 4 të Superkupës Evropiane.

Një fakt interesant është që Liverpool është i vetmi klub anglez që ka arritur ta fitojë këtë titull në shekullin 21, madje tri herë, në vitet 2001, 2005 dhe 2019, raporton Indeksonline.

Në vitin 2008, Manchester United kishte dështuar ta fitojë duke u mposhtur nga ekipi rus, Zenit me rezultat 2:1.

Chelsea provoi dy herë radhazi në vitet 2012 dhe 2013 por në të dy rastet nuk pati sukses duke u mposhtur nga Atletico Madrid 4:1 dhe nga Bayern Munich pas ekzekutimit të penalltive.

Të fundit që provuan ishin “Djajtë e Kuq” në vitin 2017 por u mposhtën nga Real Madridi me rezultat 2:1./Indeksonline/