75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Në shenjë falënderimi, Arbana Osmani gatuan për ekipin mjekësor të Spitalit Infektiv

Moderatorja e mirënjohur shqiptare, Arbana Osmani ka gatuar 100 tiramisu për ekipin mjekësor të Spitalit Infektiv në QSUT.

Ato iu servoi sot, në pushimin e drekës në oborr. Madje për këtë gjë tha se ishte kënaqësi e veçantë.

Arbana i falënderoi për sakrificën e tyre që po e bëjnë këto ditë pandemie.

“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram./Indeksonline/