Në shenjë revolte ia ve zjarrin veturës, arrestohet personi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kamenicë për veprën penale Zjarrëvenje.
I dyshuari pas një mosmarrëveshje në shenjë revolte i ka venë zjarrin veturës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.