75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në sheshin “Skënderbeu”, vendosen historitë e grave dhe vajzave të vrara si pasojë e dhunës në familje

Historitë e grave -për gratë viktima të femicidit janë vendosur sot në sheshin “Skënderbeu” përballë Kuvendit në Prishtinë dhe njerëzit që kalojnë nëpër të do ta kenë rastin t`i lexojnë këto storje, për ta parë një përshkrim të dhunës që gratë në Kosovë e përjetojnë përgjatë vitit, vit pas viti.

Këto tregime u përgjigjen pyetjeve: “Kush? Kur? Si? Çfarë?”, duke përcjell mesazhin edhe tek mediat se këto janë pyetjet që kanë rëndësi në raportimet për rastet e dhunës dhe jo pyetja “Pse?” – sepse dhuna nuk ka arsyetim!


Në fund të instalacionit, do të jetë një deklaratë e “zotimit publik” ku të gjithë ne zotohen se do të jenë aktivë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, përcjellë Indeksonline.

Ky aktivitet që do të zgjas deri më 27 nëntor 2019, dhe ndodhet përballë ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe është i hapur për të gjithë.

16 ditët e aktivizmit është pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” i implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), OAK Foundation dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë./Indeksonline/