Në sheshin “Shatërvan” realizohen 370 teste të shpejta për Covid19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se këto teste po kryhen edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar edhe eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.

Postimi:

Sot në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
Përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar kemi filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar edhe eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.
Ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”, ndërkaq ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve, si komunë e cila ka realizuar numrin më të madh të testeve dhe e vetmja që ofron pakon e shërbimeve për Covid-19, ku përfshihen testet rapide, testet serologjike, testet e D-Dimer dhe analizat e tjera të nevojshme.